Basha shpreh mirënjohje për vullnetarët

Nga Stafi i Exit
Basha shpreh mirënjohje për vullnetarët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për vullnetarët në zonën e Bubqit, të cilët kanë ngritur një kuzhinë dhe gatuajnë për banorët e prekur nga tërmeti.  Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ai shkroi:

“Mirënjohje e thellë për të rinjtë dhe të rejat që prej ditësh po ndihmojnë banorët e Bubqit. Ata kanë ngritur një kuzhinë dhe gatuajnë drekë dhe darkë për banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe një sistem shpërndarje bashkë me veshje dhe ilaçe për familjet në këtë zonë.

Mirënjohje nga zemra për të gjithë ata që kontribuojnë sipas mundësive që së bashku si një familje e madhe duke ndihmuar njëri-tjetrin të lehtësojmë vuajtjet dhe dhimbjen e njerëzve në emergjencë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>