Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka takuar kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç, ministrin e jashtëm kroat Goran Grliç Radman dhe ministrin e Brendshme Davor Bozinoviç në Zagreb.
Pas vizitës, Basha u shpreh se integrimi i Shqipërisë në BE ka qënë në qendër të bisedimeve me kryeministrin kroat.
Ai tha se kryeministrit Plenkoviç ka shprehur gadishmërinë “për të na ndihmuar në me mbështetje politike si dhe në nivelin teknik”, në procesin e integrimit.
“Unë jam i bindur se do të ja dalim siç bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s, siç liberalizuam vizat, hoqëm vizat për shqiptarët, do të bëjmë realitet edhe Shqipërinë europiane me ndihmën e BE”, shtoi Basha.
Gjithashtu, kryetari i PD-së u shpreh se të Kroacia do të ndihmojë vendin për zhvillimin e turizmit.