Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar, të martën, kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin.
Basha i premtoi Ahmetit mbështetje të pakushtëzuar për institucionet e Kosovës, veçanërisht në procesin e dialogut për pavarësinë me Serbinë:
‘U dakorduam se ecja përpara e dialogut me qëllim njohjen reciproke mes Serbisë e Kosovës, shërbehen më mirë nga një bashkërendim i ngushtë mes dy partnerëve strategjikë të kombit shqiptar e Kosovës që janë SHBA dhe BE.’
Kurse Shpend Ahmeti theksoi se ndihma e Shqipërië është tani më e domosdoshme se kurrë:
‘Lidhur me ngjarjet e fundit, në Kosovë e Shqipëri, ndihma e Shqipërisë është tani më e domosdoshme se kurrë. Këtë herë në nevojitet një kohezion për të dalë sa më mirë prej saj. E falenderoj Bashen jo vetëm për interesimin por edhe diturinë që e ka për çështjet e Kosovës.’
Kjo është dita e dztë e vizitës së Bashës në Kosovë. Një ditë më parë ai u takua me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Hoti.