Basha u bën thirrje banorëve të Kamzës të votojnë PD më 25 prill

Nga Exit News
Basha u bën thirrje banorëve të Kamzës të votojnë PD më 25 prill

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte të mërkurën në Kamëz, ku zhvilloi një takim me banorët aty. Ai u kërkoi atyre të “votojnë ndryshimin më 25 prill”.

“U nisa nga Paskuqani për këtu, Flamur Noka më tha do të shkojmë për vizitë në një familje. Dhe në fakt u përgatita për një vizitë në familje, por në fakt të gjithë këtu jemi një familje. Një familje zemra e të cilës rreh me një qëllim, ndryshim më 25 prill”, tha Basha para banorëve.

Ai u prit nga të rinjtë e FRPD me një banderolë ku shkruhej “Mirë se vjen kryeministër i ardhshëm”.

Basha tha se studentët kërkojnë mundësi për studim të kualifikuar.

“Me studentë e student, të cilët kërkojnë mundësinë për të studiuar për t’u kualifikuar, për të punuar këtu pranë prindërve të tyre, pranë familjeve të tyre, me pensioniste e pensionist që pasi paguajnë faturat e kripura të energjisë dhe në faturën e ilaçeve, s’ju mbetet asnjë kacidhe në xhep. Me mijëra familje të hequra padrejtësisht të ndihmës ekonomike, për racizëm dhe diskriminim politik” , tha Basha.

Ai foli për situatën e vendit gjatë 8 viteve qeverisje dhe tha se në këto 8 vite PS ka arritur vetëm papunësi, keqqeverisje dhe vendi ka ngelur në vendnumëro.

“Ndaj, vota e 25 prillit për ju nëna e baballarë, është votë për të ardhmen e vogëlushëve tuaj, e fëmijëve të Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë. Ndryshimi do të vij, pas reve vjen dielli, vjen drita e diellit që po na ndriçon edhe sot këtë shesh si bekim i Zotit, si shenjë se ajo që është vullnet i juaji do të bëhet. Ndryshimi është në dorën tuaj”, tha Basha.

LEXO  Rama synon 88 mandate

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme