Basha u premton të rinjve një shtet me standarde evropiane

Nga Exit News
Basha u premton të rinjve një shtet me standarde evropiane

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi të mërkurën, gjatë një takimi me të rinj që kanë studiuar jashtë vendit, se PD do të krijojë një shtet me standarde evropiane.

“Sigurisht, gabime do të ketë edhe dështime mund të ketë, por për sa kohë që nuk ka kompromis me të keqen, për sa kohë që ajo që na frymëzon e na motivon është bindja se Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të siguruar normalitetin europian, për të siguruar shtetin e së drejtës, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të siguruar një ekonomi reale, funksionale, që krijon vende pune”, iu tha Basha të rinjve.

Ai kritikoi qeverinë se ka monopolizuar ekonominë, duke e kaluar atë në duart e 4 njerëzve. Basha premtoi se kur PD të vijë në pushtet, kjo gjë do të ndryshojë, duke i dhënë hapësirë të gjithëve që të futen në treg.

“Problemi kryesor i ekonomisë sot është monopolizimi, fakti që gjithë ekonomia vërtitet rreth 3-4 klientëve të qeverisë. Aty shkojnë lejet e ndërtimit, aty shkojnë lejet dhe licencat ekskluzive, aty shkojnë tenderët, aty shkojnë koncesionet, aty shkojnë PPP”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>