
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha urdhëroi kryeministrin Edi Rama të zbatojë planin e tij me pesë pika.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Rama ka dhënë miliona euro për inceneratorët dhe asnjë ndihmë për të papunët mjekët e infermierët.
“75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.Zbato planin me 5 pika! Tani!”