“Vdekjet e koronavirusit janë vepër e Edi ramës, që merr taksa, dhe në vend që të rimbursojë ilaçet,vazhdon paguan mafien e plehrave.”
Kështu u shpreh në konferencën për shtyp të enjten, Lulzim Basha, Kryetar i PD-së.
“Nëse do të kisha një instrument për ta fshirë nga karrigia, do ta kisha bërë sot pa humbur kohë. Por duhet të presim deri në 25 prill, dhe në dorë e keni ju qytetarë”, tha Basha.
Ai i bëri thirrje prokurorisë të hetojë qeverinë, duke e quajtur “lukunin e të të babëziturve që po marrin paratë e fatkeqësisë”.
“Në mos në emër të detyrës, por si bij dhe si prindër bëni gjithçka që keni në dorë, kësaj lukunie që vazhdon të vrasë shqiptarë.
Një drejtësi me ndërgjegjen minimale nuk nevojë për faktet e mia që të nisë hetimet”, tha Basha për median.