Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi në Thumanë kampin e pritjes për banorët e pastrehë të Thumanës. Kreu i opozitës u kthye sërish tek pallatet e shembura, ku vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit në rrënoja. Ai falenderojë ekipin e shpëtimit dhe tha se:
“Kemi shpresë që një djalë 25 vjecar të dalë gjallë. Dua të falenderoj edhe mediat për mbulimin që keni bërë, të gjithë si një familje e madhe së bashku do ta kapërcejmë, lutjet e mia janë për ata që janë nën rrënoja”.
Ndërkohë, Basha tha se i ka bërë thirrje dy herë qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por tani nuk është momenti për të drejtuar gishtin:
“Dy herë i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por sot nuk është dita për të drejtuar gishtin. Edhe njëherë dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari të ndihmojnë sa të munden.”