Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi sot në Durrës disa prej familjeve, shtëpitë e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit.
Zoti Basha i kërkoi institucioneve shtetërore që të marrin sa më herët masat për të ndihmuar familjet dhe bizneset e prekura.
Për këtë ai kërkoi urgjentisht që:
– Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
– Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
– Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
– Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
– Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.