Dje, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj paralajmëroi prishjen e objekteve mbi kolektorë dhe kanale kulluese. Zoti Veliaj, madje, tha se do të denohen ata që kanë lejuar ndërtimin e këtyre objekteve, pasi kanë përkeqësuar jetën e gjithë komunitetit, në rast rreshjesh shiu.
Ndërkohe, këshilltarja e majtë në Këshillin Bashkiak Elisa Spiropali fajësoi ish kreun e Bashkisë Lulzim Basha për këtë gjendje. “Bashkia e mëparshme nuk ka marrë asnjë masë, kjo është pasojë e 4 viteve keqqeverisje,” – tha Zonja Spiropali, në një intervistë për Report Tv.
Deklaratat e Kryetarit të Bashkise Veliaj dhe këshilltares Spiropali erdhën pas përmbytjeve nga rreshjet e shiut të rrugëve të Tiranës dhe autostradës Tiranë – Durrës, një ditë më parë.