Bashkia Tiranë, 3 projekte të rëndësishme në mungesë transparence

Nga Exit News
Bashkia Tiranë, 3 projekte të rëndësishme në mungesë transparence

Së shpejti Bashkia Tiranë dhe qeveria do të nisin ndërtimin e Kampusit të ri Universitar, Akademisë e Arteve dhe Akademisë së Sigurisë.

Lajmin e bëri publik kryeministri Rama gjatë prezantimit të garës për koncesionin e rrugës Milot-Fier:

‘Me Bashkinë e Tiranës jemi duke punuar dhe shumë shpejt do të fillojëm procesin e garës për kampusin e ri Universitar, për Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.’

Të tre projektet janë propoganduar nga qeveria dhe bashkia si të rëndësishme për qytetin, por janë shoqëruar me mungesë transparence, pa gara publike dhe vetëm me fjalime propagandistike.

Exit News ka shkruar më parë për projektin e dyshes Rama-Veliaj për dhënien me koncesion të kampusit Universitar në Qytetin Studenti, ku përveç konvikteve, do te ndërtohen dhe hotele e objekte të tjera private tregtare.

Madje në shkurt 2020, Kryebashkiaku Veliaj postoi në Facebook një foto të Institutit të Artit Bashkëkohor në Boston duke e shitur si foton e projektit të kampusit të ri Universitar. Veliaj shprehej se punimet për kampusin kishin nisur:

veliaj kampusi

Për më shumë për këtë projektin e kampusit mund të lexoni këtu.

Ndërsa projektin për Kampusin e ri të Universitetit të Arteve e ka bërë arkitekti italian Marco Casamonti së bashku me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit të Tiranës.

casamonti
Për projektin e godinës së Akademisë së Shkencave nuk ka ende asnjë të dhënë publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>