Liderët e Bashkimit Europian po zhvillojnë një takim në Bruksel me qëllim kapërcimin e ndasive të krijuara për shkak të planit të rimëkëmbjes pas koronavirusit.
Bisedimet përfshijnë edhe buxhetin afatgjatë të ardhshëm të BE-së dhe po zgjasin prej ditësh.
Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar që mund të mos arrihet një marrëveshje brenda ditës.
Ndasitë kanë të bëjnë me ato pjesë të planit që duhet të jepen në formë grantesh dhe cilat duhet të jenë kredi, si dhe kushtet me të cilët ndihma do të jepet për vendet.