
Bashkimi Europian dha 24.05 milionë euro drejt Kosovës me qëllim rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë.
Një një deklaratë zyrtare, ambasada e BE-së në Prishtinë tha se BE do të ndihmojë Kosovën në vazhdimësi për të zbutur pasojat e pandemisë.
Deri më tani BE ka alokuar dy fonde prej 11.5 milionë euro dhe 9.97 milionë euro në dhjetor të vitit 2019 dhe korrik 2020.
“Qeveria ka vazhduar të ndjekë agjendën e saj të menaxhimit të financave publike dhe administratës publike, por duhet të riafirmojë zotimin e saj ndaj objektivave dhe parimeve të përgjithshme të kësaj agjende të reformave, të sigurojë përshpejtimin e ritmit të zbatimit në të ardhmen dhe të sigurojë që masat e parashikuara ekonomike dhe investimet nuk e minojnë stabilitetin makro-ekonomik në Kosovë” shkruhet në deklaratë.
Sipas të dhënave zyrtare, Kosova ka patur një rënie të madhe ekonomike për shkak të pandemisë. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti deklaroi se ekonomia e Kosovës pritet të ketë një rënie ekonomike prej 7.2 për qind, e cila është dhe rënia më e madhe në 20 vitet e fundit.