BE bie dakord për sanksione ndaj Rusisë pas burgimit të Alexei Navalnit

Nga Exit News
BE bie dakord për sanksione ndaj Rusisë pas burgimit të Alexei Navalnit

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord të hënën që të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë në lidhje me burgosjen e opozitarit Alexei Navalny.

Ishte përfaqësuesi i BE Josep Borell ai që bëri të ditur lajmin duke thënë se  “ne kemi vendosur të vendosim masa kufizuese ndaj atyre që janë përgjegjës për arrestimin dhe dënimin e kundërshtarit rus Aleksey Navalny”.

BE ra dakord për këtë vendim të hënën në një takim në Bruksel.

Në takim u tha që ata do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të përgatitur masa ndëshkimore kundër katër zyrtarëve rusë.

Borrell propozoi një listë me katër emra për sanksione ndaj Rusisë, por lisa nuk është “konsoliduar” ende.

. Ministri i Jashtëm rus e ka quajtur një  vendim zhgënjyes, vendimin e BE.

“Vendimi i miratuar nga Këshilli i Punëve të Jashtme të BE nën një pretekst të pamundur për të përgatitur kufizime të reja të njëanshme, të paligjshme për qytetarët rusë është zhgënjyes”, tha ai.

Mbështetësit kryesorë të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, akuzuan presidentin rus Vladimir Putin të hënën për burgosjen e liderit të tyre dhe figurave të tjera të opozitës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>