BE, Bjellorusisë: Liro 600 protestuesit e arrestuar

Nga Exit News
BE, Bjellorusisë: Liro 600 protestuesit e arrestuar

Bashkimi Evropian i ka bëri thirrje Bjellorusisë të lirojë nga burgu 600 protestuesit e arrestuar dhe të tregojë vendndodhjen e anëtares së opozitës Maria Kolesnikova, të rrëmbyer të dielën nga persona të panjohur.

Në Minsk prej 4 javësh po mbahen protesta të mëdha kundër regjimit të Lukashenkos.

Ministria e Brendshme bjelloruse deklaroi se ka arrestuar 633 protestues të dielën, për grumbullime të paligjshme.

BE ndërkohë ka kërcënuar Bjellorusinë se do të vendosë sanksione, nëse nuk jep përgjigje për vjedhjen e zgjedhjeve dhe dhunën ndaj protestuesve dhe opozitës.

“BE do të vendosë sanksione për personat përgjegjës për dhunën, dhe fallsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve”, tha në një deklaratë për shtyp kryediplomati i BE-së Josep Borrell.

Deri më tani, 2 anëtarë të opozitës bjelloruse janë larguar nga vendi dhe një tjetër është rrëmbyer, të dielën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>