BE dhe AstraZeneca nuk gjejnë dakordësi për vaksinat

Nga Exit News
BE dhe AstraZeneca nuk gjejnë dakordësi për vaksinat

Bashkimi Europian dhe kompania AstraZeneca nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për të shpërndarë në kohë, vaksinat e porositura nga BE.

Eurokomisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides njoftoi në Twitter se në takimin mes përfaqësueve të BE-së dhe drejtuesit të AstraZenecas, Pascal Soriot nuk pati dakordësi, pavarësisht ‘bisedës konstruktive’.

“Kërkojmë një plan të qartë nga AstraZeneca për shpërndarjen e shpejtë të vaksinave që kemi rezervuar për tremujorin e parë. Ne do të punojmë me kompaninë për të gjetur zgjidhje dhe për të shpërndarë vaksina me shpejtësi për qytetarët e BE-së’, u shpreh eurokomisionerja.

Në 22 janar, kompania AstraZeneca njoftoi se do të shpërndajë më pak se gjysmat e dozave të vaksinës nga sa kishte parashikuar fillimisht drejt vendeve të BE-së, për shkak të një defekti në prodhim.

Kjo ka shkaktuar zemërim në shumë vende të BE-së, të cila njëkohësisht po hasen dhe me vonesa në shpërndarjen e vaksinës nga kompania tjetër Pfizer.

BE i propozoi kompanisë që të dërgonte në Europë një pjesë të vaksinave që ka prodhuar për Mbretërinë e Bashkuar.

Por në një intervistë për  La Repubblica të martën, shefi i AstraZenecas tha se BE e nënshkroi tre muaj më vonë se Britania e Madhe marrëveshjen për blerjen e vaksinës, ndaj nuk mund të ketë prioritet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>