
Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u shpreh se SHBA-të kërkojnë më shumë bashkëpunim me BE-në për luftën kundër emigracionit të paligjshëm, raporton Euroactive.
“Javën e kaluar përpara takimit me G7, ne kemi dikutuar me drejtuesen e Kongresit Nensi Pelosi. Dhe ajo kërkoi më shumë bashkëpunim me Parlamentin Evropian për azilin dhe emigracionin e paligjshëm”, u shpreh Sassoli të hënën (14 qershor) në konferencën për emigracionin dhe azilin.
Ai u shpreh se mund të gjenden mënyra të ndryshme për të luftuar këtë problem në vendet e botës.