Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka kërkuar hetimin e plotë të origjinës së Covid-19. Ajo u shpreh se hetuesit duhet të kenë akses të plotë në vendet e para të përhapjes për të hedhur dritë mbi çështjen, raportoi Reuters.
“Ka shumë rëndësi që ne të mësojmë origjinën e koronavirusit”, u shpreh von der Leyen në një konferencë për shtyp përpara mbajtjes së samitit të G7-tës, në Britani.
“Hetuesit duhet të kenë akses në çdo gjë të nevojshme për të gjetur burimin e pandemisë”, shtoi ajo.
Udhëheqësit e G7-të do të kërkojnë nga OBSH hetimin e plotë të origjinës së koronavirusit, sipas një draft dokumenti të publikuar në media, përpara takimit.
Kjo kërkesë u nis nga presidenti i SHBA-ve Joe Biden, pas raporti tëinteligjencës amerikane se virusi dol inga laboratori i Vuhanit.
Ekspertët në përgjithësi kanë rënë dakord se virusi kaloi nga kafshët tek njeriu, dhe një hetim i OBSH-së u shpreh se është e pamundur që virusi të kishte nisur në laborator.