Bashkimi Europian do t’i dhurojë vendit 30 respiratorë, nën programin evropian të ndihmës shëndetësore për Covid-19.
Sot (6 nentor) Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigji Soreka do t’i dorëzoi ministres Manastirliu 30 respiratorë të lëvizshëm për spitalet e vendit.
Soreka më 8 shtator dorëzoi për spitalin infektiv 20 respiratorë fiks.
Kjo është ndihma e 6-të e BE-së për Shqipërinë gjatë pandemisë.
BE dhuroi në fillim të pandemisë 50 milionë euro, ku 4 milionë euro ishin pajisje shëndetësore, 11 milionë euro ishin mjete për mbrojtjen sociale dhe 35 milionë euro shkuan për rimëkëmbjen ekonomike.
Këto ndihma janë pjesë e paketës që Bashkimi Europian ka premtuar për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Një pjesë e pajisjeve spitalore, si autoambulanca, ventilatorë të lëvizshëm dhe njësi të specializuara mjekësore për trajtimin e rasteve të rënda me koronavirus, u shpërndanë në qershor 2020.