Bashkimi Evropian do të miratojë vaksinën anti-Covid të kompanisë Astra Zeneca pa asnjë kufizim moshe.
Sipas Reuters, lajmi u njoftua nga drejtuesit i Institucionit Rregullator të Vaksinave në Gjermani, në një konferencë shtypi të premten.
Rregullatori i barnave të BE-së, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të miratojnë vaksinën e AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit të premten pasdite.
Klaus Cichutek, president i Institutit Paul Ehrlich, tha se rregullatorët evropianë do ta miratojnë vaksinën pavarësisht se të dhënat e disponueshme për grupmoshat më të mëdha janë të dobëta.
Të enjten, ekspertët gjerman në komitetin e miratimit të vaksinave, thanë se vaksina e AstraZeneca duhet të kryhet vetëm tëk moshat 18 deri në 64 vjeç.