Vendet e BE u përplasën të enjten për mënyrën se si do të ndaheshin 10 milion dozat shtesë të vaksinës së koronavirusit, me Austrinë, Slloveninë dhe Republikën Çeke. Disa refuzuan të ndihmojnë pesë vendet në luftën me pandeminë.
Më vonë ua rrit një marrëveshje për të shpërndarë gati tre milion doza për “ato që kanë më shumë nevojë“, sipas Portugalisë, e cila mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian.
Austria, Sllovenia dhe Çekia kanë këmbëngulur të merrnin kuotën e tyre të plotë të vaksinave, nën sistemin e ndarjes sipas popullsisë.
Një grup prej 19 shtetesh duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën vendosën të solidarizoheshin me Bullgarinë, Kroacinë, Estoninë, Letoninë dhe Sllovakinë.
Dy ditë bisedime mes ambasadorëve nuk kishin arritur të bindnin Austrinë, Slloveninë dhe Çekët që të ndihmonin.
Në fund, Praga humbi 143,000 vaksina pasi refuzoi kompromis, tha diplomat evropian për Euroactive.
Kancelari Sebastian Kurz raportohet te jetë mburruar se kishte kapur 199,000 doza për Austrinë, në vend të 139,000 që ishte oferta.
Sllovenia merr presidencën e BE në 1 korrik dhe sjellja e kryeministrit të saj “dërgon një sinjal të keq“, tha një ambasador.
10 milion doza janë një ngarkesë paraprake nga BioNTech-Pfizer, i një porosie prej 100 milion dozash të planifikuara për tremujorin e tretë të vitit.
Një fillim i ngadaltë i fushatës së vaksinimit në BE, e ka parë bllokun të mbetet prapa SH.B.A., Britanisë dhe Izraelit.
Komisioni Evropian të mërkurën lajmëroi se blloku do të ketë marrë gjithsej 107 milion doza të vaksinës anti- Covid deri në fund të kësaj jave.
Problemet lindën pasi gjiganti farmaceutik anglo-suedez AstraZeneca uli numrin që po jepte.
Dorëzimet pritet të rriten në mënyrë të konsiderueshme në tremujorin e dytë të vitit.
KE ka lajmëruar se duhet të marrë të paktën 300 milion doza deri në fund të qershorit.
Shefja e BE Ursula von der Leyen ka deklaruar se 27 vendet janë në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin për të vaksinuar 70 përqind të të rriturve “deri në fund të verës“.
Austria njoftoi të martën tha se ishte bërë vendi i fundit i BE që kishte hapur bisedimet me Rusinë për të siguruar doza të vaksinës së saj, Sputnik V.
Ajo ka vendi që kishte udhëhequr thirrjet për një korrigjim të mekanizmit të ndarjes së vaksinave, nga frika e mungesave në të ardhmen.