Bashkimi Europian do t’i japë 6 miliardë euro Turqisë, për të trajtuar problemet me emigrimin e paligjshëm, kryesisht të qytetarëve nga Lindja e Mesme.
Vënia në dispozicion e një fondi të tillë ishte kërkesë e qeverisë turke. Fondi pritet të përdoret për të ngritur struktura dhe mekanizma për mbajtjen e migrantëve në Turqi ose kthimin e tyre mbrapsht dhe mos lejimin e kalimit të tyre në vendet e BE-së.
Paratë nuk do të t’i jepen direkt qeverisë turke, por do të shpërndahen përmes projekteve të ndryshme sociale në ndihmë të refugjatëve.
Turqia vitet e fundit është kthyer në një prej portave hyrëse kryesore të migrantëve nga Lindja e Mesme në Bashkimin Europian.
Në vitin 2016, BE dhe Turqia ranë dakord për të gjetur një zgjidhje për problemin e migrantëve.
Presidenti turk Erdogan ka deklaruar disa herë se Turqia ka shpenzuar rreth 40 miliardë euro për të 3,6 milionë migrantët sirianë që janë shpërngulur në Turqi, duke akuzuar BE-në se kishte harruar të mbante premtimin e bërë në vitin 2016.