Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca falenderoi gratë dhe vajzat shqiptare të cilat po luftojnë në vijë të parë kundra koronavirusit.
Në një video të postuar në Twitter, Soreca theksoi rolin kyç të gruas në shoqërinë shqiptare. Ai shtoi se “qindra prej tyre punojnë në sektorin e shëndetësisë” dhe “punojnë pa ndalim 24 orë, për të na ruajtur ne”.
The contribution of🇦🇱#women & girls to society has always been crucial. We should all work to fulfill their rights. Hundreds of them work in the🇦🇱#healthcare sector and are now at the forefront in the fight against #COVID19. They are working around the clock to keep us safe!🙏🙏 pic.twitter.com/QWu5L6YF13
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) March 19, 2020
Video jep shembuj të shumë grave shqiptare që punojnë në punëdorë, tekstile, ushqimore dhe veshmbathje. E përgatitur për festën e gruas, aty shfaqet një pjesë nga fjala e Sorecës për nevojën e fuqizimit të grave përmes mbrojtjes sociale, politike dhe të të drejtave të besimit. Ai i bëri thirrje të gjithëve të respektojnë barazinë gjinore në Shqipëri.