BE, fond 103,3 milionë euro për Shqipërinë për pandeminë e Covid-19

Nga Exit News
BE, fond 103,3 milionë euro për Shqipërinë për pandeminë e Covid-19

Bashkimi Europian do të akordojë 103,3 milionë euro për Shqipërinë për të përballuar pasojat e pandemisë së Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi se Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë përballë krizës së Covid-19.

Ndrkohë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca e konsideroi fondin si mundësi për përballimin e sfidave ekonomike dhe shoqërore aktuale dhe në të ardhmen.

“Për të përballuar COVID-19, ne bëmë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë në rezistencën ndaj sfidave shoqërore dhe ekonomike aktuale dhe ato në të ardhmen. Paralelisht, fondi synon të mbështesë reformat kryesore që duhen zbatuar për të ecur përpara në rrugën e saj. ”, -shkruan Soreca në Twitter.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>