BE gati për miratimin e pasaportave Covid19

Nga Exit News
BE gati për miratimin e pasaportave Covid19

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord zyrtarisht të mërkurën për të nisur prodhimin e pasaportave Covid19 të udhëtimit  si një hap drejt rihapjes së turizmit këtë verë. Detajet e pasaportës do të negociohen me ligjvënësit e BE-së në maj, thanë dy burime diplomatike, për Reuters.

Pasaportat do të lejojnë të vaksinuarit, ata që kanë kaluar  COVID-19 ose ata me teste negative të udhëtojnë më lehtë në BE.

27 vendet anëtare të BE “nënvizuan angazhimin e tyre për të pasur kornizën ligjore gati deri në verën e 2021”, tha një dokument i miratuar nga BE dhe i parë nga Reuters.

Vendet e BE po punojnë paralelisht për të siguruar “zgjidhjet e nevojshme teknologjike”, lexohet në vendimin e BE-së, në mënyrë që pasaportat e reja dixhitale ose fizike të mund të përdoren.

Marrëveshja e vendeve anëtare përfshin dispozita kundër diskriminimit ndaj atyre që nuk mund ose nuk dëshirojnë të vaksinohen dhe lejon një sërë testesh për të provuar shërimin.

Vendet anëtare do të japin pasaporta për vaksinat e miratuara nga BE, ndërsa vende të veçanta mund të japin pasaporta për vaksinat Sputnik të Rusisë ose vaksinat Sinovac të Kinës që janë të autorizuara vetëm në territorin e tyre.

Vendet e BE-së do të vendosnin, individualisht, nëse do të pranonin ose jo një pasaportë që i referohet një vaksine të pa miratuar nga BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>