BE-ja mbështet Francën kundër SHBA-ve mbi marrëveshjen e nëndetëseve

Nga Exit News
BE-ja mbështet Francën kundër SHBA-ve mbi marrëveshjen e nëndetëseve

Të martën ambasadorët e BE-së kërkuan shtyrjen e një aktiviteti inagurues mbi tregtinë dhe teknologjinë, që parashikohej të mbahej më 29 shtator me Shtetet e Bashkuara.

Vendimi erdhi në shenjë proteste për negocimin e një pakti sigurie në fshehtësi nga kjo e fundit me Australinë dhe Britaninë, që i kushtoi Parisit një marrëveshje fitimprurëse të mbrojtjes.

Kjo bëri që Franca të tërhiqte ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia, duke nxitur një krizë diplomatike shumëkombëshe.

“Një nga shtetet tona anëtare është trajtuar në një mënyrë që nuk është e pranueshme, kështu që ne duhet të dimë se çfarë ndodhi dhe pse,” citohet në një raporim të Reuters Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Evenimenti ishte trumbetuar si një zhvillim pozitiv brenda aleancës transatlantike.

Më herët të martën, Gjermania po ashtu hodhi mbështetjen e saj pas Francës përkundër Shteteve të Bashkuara për të cilën deklaroi se kishte thyer besimin e aleatëve e do të ishte e vështirë ta rifitonte.

Von der Leyen kërkoi që diskutimet përgatitore të BE -së për këshillin amerikan të tregtisë dhe teknologjisë të hiqeshin nga axhenda e së mërkurës deri në një vendim të ri.

Franca tha se po vlerësonte opsionet për t’iu përgjigjur prishjes të kontratës  prej 40 miliardë dollarësh nga ana e Australisë.

Kjo e fundit u justifikua me faktin se Franca ishte vënë në dijeni për marrëveshjen e re dhe se vendimi ishte marr duke vënë në plan të parë interesin kombëtar.

Marrëveshja e re trepalëshe e ka futur Uashingtonin në një krizë diplomatike të papreçedentë diplomatike me Francën, e cila mund të dëmtojë raportet me aleatët evropian.

E para që do të preket do të jetë fronti i bashkuar kundër Kinës që Presidenti amerikan, Joe Biden po përpiqet të ndërtojë.

Të dielën, pala franceze bëri me dije se presidenti francez Emmanuel Macron do të bisedojë me presidentin amerikan Joe Biden për anulimin e marrëveshjes së ndëndetëseve që shkaktoi tërheqjen e ambasadorëve francezë nga SHBA dhe Australia

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>