BE-ja synon vaksinimin e 70% të të rriturve deri në qershor

Nga Exit News
BE-ja synon vaksinimin e 70% të të rriturve deri në qershor

Bashkimi Evropian synon të vaksinojë 70 për qind të popullsisë së rritur kundër COVID-19 deri në qershor. Kështu deklaroi të martën  zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas në një konferencë për media.

Ai tha se plani është dakorduar nga të gjithë komisionarët e BE-së.

Komunikimi i Komisionit Evropian rikonfirmon nevojën për certifikata të vaksinimit, por ua lë qeverive të BE-së në dorë, që të përcaktojnë kushtet dhe privilegjet që dokumenti do të lejonte.

Komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides tha se në bazë të strategjisë së blerjes së përbashkët të BE-së, do të ketë doza të mjaftueshme për të vaksinuar 80 për qind të popullsisë së BE-së prej 450 milionësh.

Ajo e quajti “të parakohshme” të fliste për përdorime të tjera të një çertifikimi të tillë sesa qëllimi mjekësor.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha se:

“Deri në verë, vendet anëtare duhet të kenë vaksinuar një minimum prej 70 për qind të popullsisë së rritur”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>