BE jep 651 mijë doza të vaksinës Pfizer për Ballkanin Perëndimor

Nga Exit News
BE jep 651 mijë doza të vaksinës Pfizer për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Europian do t’i dhurojë rajonit të Ballkanit Perëndimor 651 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat do të merren së shpejti, ka njoftuar kryeministri Rama.

Përmes Facebook, Rama thotë se pas një bisede me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka marrë lajmin se BE do të japë 651 mijë dozat për rajonin.

Bisedën me kryeministrin Rama e ka konfirmuar në Twitter edhe vetë von der Leyen.

Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë.  Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan presidentja e KE-së.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor përfshin Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë Hercegovinën dhe Serbinë.

Shqipëria ka marrë deri më tani rreth 90 mijë vaksina Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.

Nesër do të nisë vaksinimi me vaksinën kineze të Sinovac, 192 mijë doza të së cilës mbërritën javën e kaluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>