BE ka investuar €20 milionë për bypassin e Vlorës

Nga Exit News
BE ka investuar €20 milionë për bypassin e Vlorës

Bashkimi Europian po investon 20 milionë euro për ndërtimin e bypassit të Vlorës, punimet për të cilin kanë filluar.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca njoftoi në Twitter se “BE-ja është dhuruesi më i madh i fondeve në Shqipëri” dhe se është krenar që po investojnë 20 milionë euro në një projekt që do t’i ofrojë qytetarëve shqiptarë një rrugë me standarde moderne.

Bypassi i Vlorës është 29 kilometra i gjatë. Ai fillon në fund të skajit jugor të autostradës së Fierit dhe vazhdon në Vlorë, duke përshkuar fshatrat Babicë dhe Kaninë. Nga Kanina, bypassi vazhdon paralelisht me vijën bregdetare, deri sa lidhet me rrugët eksistuese Orikum-Sarandë.

Me përfundimin e tij rruga për në jugun e vendit pritet të shkurtohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>