BE kërkesë Indisë për 10 milionë doza vaksinash nga AstraZeneca

Nga Exit News
BE kërkesë Indisë për 10 milionë doza vaksinash nga AstraZeneca

Bashkimi Europian i ka bërë kërkesë Indisë për të blerë 10 milionë doza vaksinash nga AstraZeneca.

Në mes të krizës për furnizimin me vaksina, BE i ka kthyer sytë nga India.

BE synon që me këto doza nga Instituti i Serumeve, prodhuesi më iu madh në botë, të mbulojë mungesat që ka për momentin.

Kompanitë Europiane të AstraZenecas nuk kanë arritur t’i mbulojnë kërkesat e BE-së.

India është duke u përpjekur të zgjerojë procesin e saj të vaksinimit, ndaj nuk është e sigurt nëse do të pranojë kërkesën e BE.

Problemet e prodhimit kanë ngadalësuar vaksinimet për 450 milion njerëz në BE.

India deri më tani ka eksportuar 64 milion doza vaksinash në 83 vende dhe ka administruar të njëjtën numër të dozave në shtëpi.

India ka raportuar 12.22 milion raste të koronavirusit, numri i tretë më i lartë në të gjithë botën pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit. Ajo ka regjistruar gati 163,000 vdekje nga COVID-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>