BE: Kosova dhe Serbia nuk duhet tëhapin ambasadë në Izrael

Nga Exit News
BE: Kosova dhe Serbia nuk duhet tëhapin ambasadë në Izrael

Përfaqësuesi i lartë i Komisionit Evropian Borrell përsëriti qendrimin kundra të BE-së për hapjen e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jeruzalem. Në një deklaratë për median më 19 nentor, Komisioni Evropian deklaron se :

“Këshilli Evropian përsëriti se qëndrimi i BE-së për Jeruzalemi mbetet i pandryshuar. Nuk ka shtet të BE-së me ambasadë në Jerusalem. Nuk ka delegacion të BE-së në Jerusalem. Është në vijë me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara. BE e ka përsëritur përkushtimin për zgjidhjen për dy shtete. Duhet gjetur rrugë nëpërmjet dialogut për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqendër e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës. Pasi që Kosova dhe Serbia e kanë prioritet integrimin në BE, BE pret që të dyja të veprojnë në vijë me këtë përkushtim”.

Pozicioni i kahershëm i BE-së është se duhet gjetur një mënyrë përmes negociatave për t’u zgjidhur statusi i Jeruzalemit si kryeqyteti i ardhshëm i të dy shteteve, dhe se aspiratat e të dy palëve duhet të plotësohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>