Ambasada e BE në Tiranë do jetë një nga mbështetësit e festivalit Za Fest që do të transmetohet të dielën, me 27 shtator online.
Lajmin e bëri të ditur ambasadori i BE, Luigi Soreca në një postim në Tëitter, ku shkruan:
“Krenar që po mbështesim ZaFest këtë vit në versionin e tij online. Za Fest promovon vlera shumë të rëndësishme të Bashkimit Evropian: dialog ndërkufitar, kulturë që bashkon njerëzit, mbrojtje të mjedisit, barazi gjinore dhe fuqizimin e rinisë. Në kohët e Covid-19, emocionet dhe shpresa janë më të rëndësishme se kurrë!”
ZA fest po zhvillon edicionin e 4 sivjet. Ndonëse vitet e tjera festivali zgjat 3 ditë, këtë vit për shkak të pandemisë do të zhvillohet online.