BE mendon të miratojë pasaportat e vaksinimit për të ringjallur turizmin pas COVID-19

Nga Exit News
BE mendon të miratojë pasaportat e vaksinimit për të ringjallur turizmin pas COVID-19

Drejtuesit e Bashkimit Europian do të bien dakord të enjten për të punuar në certifikatat e vaksinimit për qytetarët e BE-së që kanë bërë një dozë anti-COVID. Pasaporta do të vlejë për vendet e BE-së jugore, të cilat varen më shumë nga turizmi. BE po mendon të krijojë pasaportën për të shpëtuar turizmin e këtyre vendeve gjatë pandemisë, raporton Retuers.

Bllokimet për të ngadalësuar pandeminë shkaktuan recesionin më të thellë ekonomik, duke goditur jugun e BE, ku ekonomia shpesh është shumë më e varur nga vizitorët.

Me shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19, disa qeveri si ajo e Greqisë dhe Spanjës, po bëjnë presion për një miratim të shpejtë të një certifikatë në të gjithë BE-në për ata që tashmë janë vaksinuar, në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtojnë përsëri.

Sidoqoftë vende të tjera si Franca dhe Gjermania duken më ngurruese, pasi zyrtarët atje thonë se kjo mund të krijojë detyrim të vaksinimit “de facto” dhe do të ishte diskriminues për ata që nuk munden ose nuk duan të vaksinohen.

Franca, e konsideron idenë e pasaportave të vaksinave si “të parakohshme”, tha një zyrtar francez të mërkurën.

Zyrtarët e BE thanë se nuk ka ende udhëzime nga OBSH dhe agjencitë e BE nëse njerëzit që kanë marrë dy të doza të vaksinës COVID-19 mund të mbajnë akoma koronavirusin dhe të infektojnë të tjerët, edhe nëse nuk janë më të prekshëm vetë.

“Ka akoma shumë gjëra që nuk i dimë”, tha një zyrtar i lartë nga një prej vendeve të BE-së. “Na duhet më shumë kohë për të ardhur në një vijë të përbashkët.”

Më parë në shkurt, Greqia dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit në Greqi për izraelitët me provën e vaksinimit COVID-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>