“7 viteve të fundit, BE-ja e ka dhënë 20 milionë euro për Shqipërinë për të luftuar korrupsionin dhe krimet ekonomike, për të mbështetur ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara dhe për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile”.
Kështu u shpreh ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca në fjalimin e tij për ‘Javën e Integritetit’, të mbajtur sot në Tiranë.
Ai tha se “nuk ka një masë të vetme magjike që mund të çrrënjosë korrupsionin […] pa një ndjekje efektive dhe konkrete”. Soreca theksoi edhe rëndësinë e gazetarisë investigative në luftën kundër korrupsionit:
“Po aq e rëndësishme është pasja e një mjedisi ku promovohet gazetaria investigative – dhe siç kam njoftuar javën e kaluar, kjo është një fushë ku BE-ja po sjell mbështetje të fortë shtesë këtë vit”.
Gjithashtu, ai tha se në këtë luftë shoqëria civile dhe të rinjtë “duhet të jenë pjesë integrale” e procesit.