BE nën presion për shpërndarjen e vaksinave, konsideron aprovimet e emergjencës

Nga Exit News
BE nën presion për shpërndarjen e vaksinave, konsideron aprovimet e emergjencës

Komisioni Europian tha të martën se po shqyrtonte miratimet e urgjencës për vaksinat COVID-19, si një alternativë më e shpejtë ndaj autorizimeve që janë përdorur deri më tani.

Ky veprim do të shënonte një zhvendosje të madhe në qasjen ndaj aprovimeve të vaksinave. Pasi kjo do të përfshinte përdorimin e një procedure, që BE e kishte konsideruar “të rrezikshme”.

Ndryshimi i mundshëm vjen ndërsa ekzekutivi i BE-së dhe rregullatori i barnave janë nën presion për ato që disa i konsiderojnë si “miratime të ngadalta të vaksinave”.

Miratimi i ngadaltë ka kontribuar në një shpërndarje më të ngadaltë të vaksinave COVID-19 në 27 vendet e BE, krahasuar me Shtetet e Bashkuara dhe ish-anëtaren e BE, Britania.

“Ne jemi gati të reflektojmë me vendet anëtare në të gjitha rrugët e mundshme për të përshpejtuar vërtetimin e vaksinave,” tha një zëdhënës i Komisionit të BE në një konferencë shtypi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>