BE ngre padi të re kundër AstraZeneca-s

Nga Exit News
BE ngre padi të re kundër AstraZeneca-s

Bashkimi Evropian dorëzoi të martën një padi të re kundër prodhuesit të vaksinave AstraZeneca.

Padia hap rrugën që blloku të kërkojë dëmshpërblim ndaj kompanisë për mosrespektim të kontratës.

Avokati i BE-së kërkoi që AstraZeneca të dorëzojë 120 milion doza deri në fund të qershorit dhe 90 milion doza në tremujorin tjetër.

Ai i tha Reuters se shpreson që kompania të furnizojë pjesën e mbetur të 300 milionë vaksinave në shtator, por kjo nuk ishte pjesë e kërkesës zyrtare.

Ndërsa, Komisioni Evropian, përmes një deklarate për shtyp, pohoi se qëllimi ishte sigurimi i dozave dhe jo dëmshpërblimi, paçka se ky i fundit nuk përjashtohet.

Në fakt, aktualisht Komisioni Evropian po debaton penalitetet që do të zbatohen mbi kompanitë që shkelin kontratat e furnizimit.

Përkundër premtimit fillestar për të dërguar 300 milion doza deri në fund të qershorit, AstraZeneca ka njoftuar se deri atëherë mund të furnizojë vetëm 100 milion doza.

Kompania citon probleme me prodhimin dhe avokati i saj u shpreh se paditë janë pa baza, pasi AstraZeneca ka premtuar të prodhojë brenda mundësive të saj në kontratë.

Komisioni Evropian paditi në fund të prillit kompaninë AstraZeneca për mosrespektim të afateve të dorëzimit të vaksinave.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>