Bashkimi Europian nuk preferoi të komentojë deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Zëdhënësi i BE për çështjet e jashtme, Peter Stano pohoi se për BE e rëndësishme është që të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve.
“Ne, nuk i komentojmë deklaratat. Jemi të fokusuar në përpjekjet për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të adresonte të gjitha çështjet mes tyre, dhe duke qënë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”
Një ditë më parë, presidenti Thaçi deklaroi se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm nëse në tryezën e diskutimeve është njohja reciproke mes vendeve.
Ai shtoi se në mënyrën se si po zhvillohet deri më tani dialogu,” është në favor të Serbisë”.