BE nuk komenton deklaratën e Thaçit për dialogun

Nga Exit News
BE nuk komenton deklaratën e Thaçit për dialogun

Bashkimi Europian nuk preferoi të komentojë deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i BE për çështjet e jashtme, Peter Stano pohoi se për BE e rëndësishme është që të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve.

Ne, nuk i komentojmë deklaratat. Jemi të fokusuar në përpjekjet për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të adresonte të gjitha çështjet mes tyre, dhe duke qënë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”

Një ditë më parë, presidenti Thaçi deklaroi se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm nëse në tryezën e diskutimeve është njohja reciproke mes vendeve.

Ai shtoi se në mënyrën se si po zhvillohet deri më tani dialogu,” është në favor të Serbisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>