“Për çdo gazetar që fiton Çmimin Pulitzer çdo vit, 100 vriten. Në katërmbëdhjetë vitet e kaluara (2006-2019), afër 1,200 gazetarë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, torturuar, rrëmbyer, ndaluar në mënyrë të paligjshme, frikësuar ose ngacmuar si në situata konflikti dhe në ato jo konflikti. Në nëntë nga dhjetë vrasje, vrasësit nuk ndëshkohen”.
Kështu e ka kujtuar Bashkimi Evropian 2 nëntorin, ditën ndërkombëtare për dënimin e krimeve ndaj gazetarëve.
BE në një dekalaratë per media, tregon se nga viti 2014 deri në 2018 janë vrarë 495 gazetarë, 18 përqind më shumë se sa 5 vjeçari i mëparshëm, sipas raporti të UNESCO-së në 2019. Që prej 2016, 131 vrasje janë zgjidhur, rreth 88% e normës së ndëshkueshmërisë.
Ndërsa Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFP) theksoi se “ndëshkueshmëria ndodh kur ata që urdhërojnë vrasjet nuk dënohen”.
Në 2020, organizata vendosi theksin në normën e ulët të ndëshkueshmërisë dhe kërcënimit ndaj medias së lirë në 5 vende: Jemen, Indi, Rusi, Meksikë dhe Somali.
Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje qeverive të botës të hetojnë në mënyrë të pavarur dhe transparente kërcënimet, sulmet ndaj gazetarëve, dhe të anullojnë ligje që kufizojnë lirinë e shprehjes.
DASH theksoi se vendet si Kina, Venezuela dhe Irani e kanë përdorur pandeminë e Covid-19 si justifikim për kufizimin e lirisë së medias.
“Vendet e rendituar më keq në lirinë e medias janë Kina, Korea e Veriut dhe Turkmenistani. Ndërsa vendet që burgosin më shumë gazetarë janë Kina, Turqia, Arabia Saudite dhe Egjipti”, shkruan DASH në deklaratën për shtyp.
Në konferencën për Lirinë e Medias në Botë, të drejtuar nga UNESCO dhe Hollanda, e cila do të zhvillohet me 9 dhe 10 dhjetor 2020, do të prezantohet një guidë për hetimin dhe dënimin e krimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve.