
Kontrata mes Bashkimit Evropian dhe kompanisë së vaksinave Astra Zeneca përfudnon në qershor, njoftoi të dielën (9 maj) Komisioneri Evropian i Tregut të Brendshëm Thierry Breton, pasi BE nënshkroi një marrëveshje me Pfizer-BioNTech.
BE ende nuk ka njoftuar nëse do të ketë një kontratë të re me kompaninë.
Komisioni muajin e kaluar paditi AstraZeneca për mosrespektimin e kontratës së saj për furnizimin e vaksinave COVID-19 dhe për të mos pasur një plan “të besueshëm” për të siguruar shpërndarje në kohë.
“Ne nuk e rinovuam porosinë pas qershorit. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë ”, u shpreh Breton për radion France International. Ai nuk përjashtoi një rinovim të mundshëm në një fazë të mëvonshme.
Bashkimi Evropian nënshkroi një kontratë të re me Pfizer-BioNTech për 1.8 miliardë doza vaksinash COVID-19 për vitet 2021-2023