Komisioneri për Zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi u shpreh se Bashkimi Evropian po punon për të njohur certifikatën e vaksinimit të Ballkanit Perëndimor.
“Ne po punojmë për një sistem, për të njohur certifikatat e vaksinimit edhe nga vendet e treta”, tha Varhelyi, në një takim me ministrat e shëndetësisë së Ballkanit Perëndimor dhe të Gjermanisë në kuadër të Procesit të Berlinit, të enjten.
“Për Gjermaninë, vendet e Ballkanit Perendimor tashmë janë zona me risk të ulët të përhapjes së Covid19. Por duhet parë me kujdes varianti Delta, i cili duhet thënë se po përhapet edhe në Gjermani”, u shpreh ministry gjerman i Shëndetësisë Spahn.
Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Manastirliu përsëri kërkesën për njohjen e certifikatës së vaksinimit.
“Certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, u shpreh Manastirliu.