Bashkimi Europian ka miratuar rregulla të reja për hyrjen e udhëtarëve nga vende jashtë unionit.
Sipas këtyre rregullave, do të lejohen të hyjnë vetëm ata udhëtarë nga vende ku ka pak raste të infektuara dhe aspak me raste me variantet e reja.
Kështu një vizitor mund të hyjë në BE, nëse vjen nga një vend që ka jo më shumë se 25 raste të të infektuarve për 100.000 banorë gjatë 14 ditëve.
Këto rregulla u miratuan gjatë një mbledhje të ambasadorëve të BE.
Disa nga vendet si Gjermania dhe Belgjika kanë ndaluar udhëtimet nga vendet jashtë BE.