Bashkimi Europian do të diskutojë të hënën mbi përgjigjen mdaj Rusisë për arrestimin e kiderit të opozitës, Alexei Navalny.
Takimi vjen pas protestave në Moskë kundër arrestimit të Navalny.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrel u shpreh se BE do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm kundër Rusisë.
Protestat pro lirimit të Navalnyt janë përhapur në disa qytete të Rusisë, si Moska, Shën Petërburgu, Vladivostok etj.
Nuk dihet ende për ndikim që do të kenë këto protesta tek pushteti i presidentit rus Vladimir Putin.
Në ndryshimet kushtetuese të bëra në 2020, Putinit i është mundësuar që të qëndrojë në pushtet deri më 2036.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha:
“Ndalimi i Navalnyt dhe shtypja ndaj mbështetësve të tij, japin shenja shqetësuese për kufizime shtesë ndaj shoqërisë civile dhe lirive themelore”.
Kreu i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka shprehur keqardhjen për ndalimet dhe përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.