BE shton sanksionet ndaj Bjellorusisë pas vdekjes së një protestuesi

Nga Exit News
BE shton sanksionet ndaj Bjellorusisë pas vdekjes së një protestuesi

Bashkimi Evropian duhet të vendosë masa shtrënguese shtesë për zyrtarët e Bjellorusisë, thanë diplomatët evropian pas vdekjes së një protestuesi kundër Lukashenkos, raporton Politico.eu.

Vdekja e 31 vjeçarit Raman Bandarenka, i cili vdiq në një spital të Minskut të enjten pasi u dhunua nga policia, nxiti protestat të reja në Bjellorusi. Qindra mijëra qytetarë u mblodhën sërish në rrugën e Minsk duke ndezur qirinj e vendosur lule.

Shërbimi i Jashtëm i BE-së, të premten dënoi dhunën e ushtruar nga qeveria kundër protestave për dorëheqjen e Lukashenkos.

Vdekja e Bandarenkas “është një rezultat i egër dhe i turpshëm i veprimeve nga autoritetet bjelloruse, të cilët jo vetëm që kanë shtypur dhe dhunuar protestuesit, por gjithashtu kanë krijuar një mjedis ku veprime të tilla të paligjshme dhe të dhunshme mund të ndodhin”, tha zëdhënësi shërbimit të jashtëm të BE-së Peter Stano në një deklaratë.

Stano shprehu ngushëllime për miqtë dhe familjen e Bandarenka dhe shtoi se BE “është e gatshme të vendosë sanksione shtesë” ndaj autoriteteve bjelloruse.

BE tashmë ka vendosur sanksione ndaj dhjetëra zyrtarëve bjellorusë.

Aktivisti kryesor i të drejtave të njeriut Ales Bialiatski tha se Bandarenka u dorëzua në polici dhe u rrah brutalisht, sipas Associated Press. Ai vdiq në spital të enjten.

Autoritetet bjelloruse kanë mohuar çdo përgjegjësi në vdekjen e protestuesit, duke thënë se ai vdiq si rezultat i një përplasje me qytetarë të tjerë.

Lideri i opozitës Svetlana Tikhanovskaya tha se: “Zemra ime është thyer. Unë dua t’i drejtohem nënës së Raman Bandarenka … djali juaj është bërë një viktimë e pafajshme e një sistemi të tmerrshëm. Por për ne, ai do të jetë përgjithmonë heroi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për djalin dhe lirinë tuaj në Bjellorusi “.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>