Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se Be ka siguruar edhe 150 milion doza të tjera të vaksinës Moderna.
Përmes një statusi në rrjetin Twitter, Von der Leyen shtoi se Blloku gjithashtu po negocion një kontratë “për vaksina të gjeneratës tjetër”.
“Kjo do të na japë fleksibilitetin që na duhet për të siguruar vaksina të adaptuara #COVID19 për të mbrojtur njerëzit nga variante të reja të virusit,” shkruan ajo.
Lajmi vjen në këmbë të vendimit të një gjykatë në Bruksel për refuzimin e kërkesës së Komisionit për më shumë doza të vaksinës AstraZeneca.
Gjykata vendosi që AstraZeneca duhet të dorëzojë 15 milion doza deri më 26 korrik, 20 milion të tjera deri më 23 gusht dhe 15 milion të tjera deri më 27 shtator. Pra, në total, rreth 50 milion dozash, përkundër 210 milion dozave të kërkuara në padi nga Blloku.