Bashkimi Evropian vendosi të premten saksione për 40 zyrtarët bjellorusë pas zgjedhjeve të manipuluara të gushtit. BE ka përjashtuar presidentin e vendit Lukashenko nga lista.
Vendimi u morr në takimin e udhëheqësve të BE-së në Bruksel. Takimi u zhvillua për shqyrtimin e kërkesës së Qipros për të vendosru sanksione ndaj Turqisë.
Sanksionet përfshijnë ndalim të vizaës për në BE dhe konfiskim të pasurive. Lista kryesohen nga Ministri I brendshëm Yuri Karayev për përgjegjësinë e tij “për shtypjen dhe frikësimin gjatë fushatës zgjedhore.. përfshirë torturimin e protestuesve paqësor dhe frikësimin e gazetarëve”.
Në listë është edhe Prokurori i përgjithshëm Aleksandër Kanyuk, i cili ka përgjegjësinë për përdorimin e hetimeve penale për të skualifikuar kandidatë e opozutës në zgjedhjet presidenciale”.
Gjithashtu, në listë janë edhe 12 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përgjegjësinë e tyre në “keqpërdorimin e procesit zgjedhor dhe falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve”.