Sputnik V ka “vënë në vështirësi” BE-në, e cila do të vlerësojnë vaksinën ruse duke “lënë mënjanë politikën”.
Sputnik V ka nisur të merret nga vendet europiane pa kaluar më parë në vlerësimin e Agjensisë Europiane të Barnave (EMA). Kjo ka ndarë vendet e Be dhe qeveritë e tyre. Të dhënat e para për Sputnik V u dërguan në EMA për vlerësim të enjten.
Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia të gjithë kanë kërkuar të anashkalojnë vlerësimin e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës nga EMA.
Disa vende që më parë ishin nën kontrollin Sovjetik, përkatësisht shtetet baltike dhe Polonia, kanë paralajmëruar se vaksina “është një armë gjeopolitike e vendosur për të zgjeruar ndarjet politike brenda BE”.
Anëtarët e tjerë të BE, veçanërisht Gjermania, janë mbështetës të vaksinës së Rusisë “për sa kohë që kalon standardet e larta të EMA-së për cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin”.
“Gjeopolitika nuk ka asnjë lidhje” me vlerësimin e rregullatorit për vaksinën, tha të enjten zëdhënësi i Komisionit Eric Mamer. “Kjo bazohet në të dhënat që sigurohen nga kompania.”