BE vlerëson vaksinën ruse Sputnik V

Nga Exit News
BE vlerëson vaksinën ruse Sputnik V

Sputnik V ka “vënë në vështirësi” BE-në, e cila do të vlerësojnë vaksinën ruse duke “lënë mënjanë politikën”.

Sputnik V ka nisur të merret nga vendet europiane pa kaluar më parë në vlerësimin e Agjensisë Europiane të Barnave (EMA). Kjo ka ndarë vendet e Be dhe qeveritë e tyre. Të dhënat e para për Sputnik V u dërguan në EMA për vlerësim të enjten.

Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia të gjithë kanë kërkuar të anashkalojnë vlerësimin e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës nga EMA.

Disa vende që më parë ishin nën kontrollin Sovjetik, përkatësisht shtetet baltike dhe Polonia, kanë paralajmëruar se vaksina “është një armë gjeopolitike e vendosur për të zgjeruar ndarjet politike brenda BE”.

Anëtarët e tjerë të BE, veçanërisht Gjermania, janë mbështetës të vaksinës së Rusisë  “për sa kohë që kalon standardet e larta të EMA-së për cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin”.

“Gjeopolitika nuk ka asnjë lidhje” me vlerësimin e rregullatorit për vaksinën, tha të enjten zëdhënësi i Komisionit Eric Mamer. “Kjo bazohet në të dhënat që sigurohen nga kompania.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>