Protesta të shumta po mbahen në Bejrut pak orë para konferencës së donatorëve, që synojnë të mbledhin fonde në ndihmë të Libanit pas shpërthimit të 4 gushtit.
Konferenca e donatorëve është thirrur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për të mbledhur fonde për përballimin e pasojave të shpërthimit.
Protestat në Bejrut kanë nisur menjëherë pas ngjarjes, ku mbetën të vdekur 157 persona dhe 5000 të plagosur, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Më herët 61 mijë libanezë nënshkruan një peticion online, përmes të cilit kërkojnë që Franca të marrë nën administrim vendin, për një mandat 10 vjeçar.