Belgjika ka ndaluar udhëtimet për në Paris si pasojë e rritjes së numrave të të infektuarve me koronavirus, duke e klasifikuar atë si “zonë të kuqe”, njoftoi ministry I jashtëm belg në faqen zyrtare të ministrisë, më 26 gusht.
Gjithashtu edhe udhëtimet në zona të tjera të Francës si Seine-Saint-Denis, Val-de-Marne, Sarthe, Hérault, Alpes-Maritimes, Bouches-du-Rhône janë të ndaluara.
Shumë qytete franceze konsiderohen si “zona portokalli”, çfarë do të thotë se shumë persona që udhëtojnë nga këto qytete duhet të karantinohen për 14 ditë ose të bëjnë testin Covid-19.
Gjatë javëve të fundit në Francë janë rritur numrat e të infektuarve të rinj. Në fillim të javës edhe Gjermania kufizoi udhëtimet për në Francë, duke vendosur detyrimin e karantinës dhe testit.